Këshilli i Qarkut Berat zgjedh Zv. Kryetarin e Këshillit

12 Janar 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
12 Janar 2018, Comments 0

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Qarkut Berat për vitin 2018, anëtarët e këshillit, me shumicë të cilësuar votash zgjodhën Zv. Kryetarin e Këshillit të Qarkut, z. Saimir Plaku.

Z. Saimir Plaku është lindur në Kuçovë në 29.05.1983. Ka përfunduar studimet e larta në degën Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ndërsa studimet master në profilin Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Piza, Itali. Z. Plaku ka ndërmarrë trajnime të shumta në fushën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, kryesisht në Departamentin e Europës Juglindore, NATO dhe OSBE.

 

Angazhimi politik i z. Plaku përfshin zgjedhjen e tij si Anëtar i Delegacionit Shqiptar në Këshillin e Europës, Anëtar i Këshillit Bashkiak Kuçovë, dhe Anëtar i Këshillit të Qarkut Berat.

Saimir Plaku është njohës i shkëlqyer i gjuhës italiane dhe zotërues shumë i mirë i gjuhëve angleze, spanjolle dhe hungareze.

Këshilli i Qarkut Berat është i angazhuar në përmbushje të misionit të tij, duke siguruar shërbim cilësor për qytetarët dhe harmonizim të politikave shtetërore me ato vendore për të sjellë zhvillim rajonal të qendrueshëm.

 

Saimir

Comments are closed.