Njoftim për Shpallje Konkurrimi

14 Qershor 2017
Comments 0
Category Njoftime
14 Qershor 2017, Comments 0

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / NGRITJE NË DETYRE / PRANIM NGA JASHTË  PËR KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

Përgjegjës tek Sektori i Koordinimit, Zbatimit të Strategjisë Rajonale dhe Financës

 

NIVELI I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Qarkut Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

1(një ) Përgjegjës tek Sektori i Koordinimit, Zbatimit të Strategjisë Rajonale dhe Financës

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë në shërbimin civil

Për procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë, pranim nga jashtë ) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË      28.06.2017

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR NGRITJEN NË DETYRË / PRANIM NGA JASHTË  DO TË JETË   03.07.2016

 

 

Përshkrim përgjithësues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të  plotësojnë kandidatët:

 

  • Ndjek kontabilitetin, kryen pagesat dhe arketimet me banken.
  • Duke u bazuar ne realizimin e treguesve te nje viti te mepareshem harton buxhetin e vitit ushtrimor dhe ja paraqet per miratim Keshillit te Qarkut.
  • Ndjek marredheniet me thesarin, banken dhe sigurimet shoqerore.
  • Ndjek gjate vitit marredheniet me te tretet per likujdimin e faturave te ndryshme.
  • Ndjek zbatimin e buxhetit pas miratimit te tij,dhe sipas planit te buxhetit ben celjen per njesit e vartesise.
  • Ndjek realizimin e te ardhurave qe i krijohen buxhetit te qarkut,merr masa per rritjen e tyre dhe pergatit materialin per ne Keshillin e Qarkut per perdorimin e tyre.
  • Merr pjese dhe jep mendime per hartimin e programeve te zhvillimit ekonomiko shoqeror te Qarkut duke vleresuar vecanerisht aspektet financiare.
  • Realizon studime me karakter ekonomiko – financiar,per investimet,taksat,tarifat e sherbimeve etj,dhe i paraqit ato Kryetarit,Kryesise dhe Keshillit te Qarkut.
  • Harton Projekt-Buxhetin per vitin pasardhes dhe e paraqit ne keshillin e Qarkut per miratim.
  • Realizon kryerjen e inventareve per pasurite shteterore te Qarkut dhe informon per gjendjen konkrete.
  • Harton bilancin kontabel dhe e dorezon ate ne afatin e caktuar ne institucionin perkates.
  • Mban lidhje te vazhdueshme me drejtuesit e komunave,(sektorin e finances), Min. Finances dhe sipas rastit informon titullarin e institucionit te Qarkut.
  • Koordinon punën e sektorit, ndjek dhe zbaton vendimet e marra nga Keshilli i Qarkut.

 

1 – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë  për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 – Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv, mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Shkencor, dega Ekonomik, Financë, Kontabilitet, ose profile shumë të ngjashme.
  • Të ketë eksperiencë dhe përvoje pune, të paktën 5 vjecare
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup
  • Të ketë njohuri të mira në një nga gjuhët e BE-së
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, bazuar në Ligjin Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil”

1.2 – Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Zyrës Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Institucionet të Këshillit të Qarkut Berat, brënda datës 28.06.2017     dokumentat si më poshtë:

  1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
  6. Aktin e statusit të nëpunësit Civil
  7. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
  8. Vertetim që nuk kanë masë administrative  në  fuqi
  9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale), vërtetim nga Gjykata, vërtetim nga
  10. Raport mjeko –ligjor nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara.

1.3 – Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga  data 29.06.2017  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga kjo zyrë, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 – Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  • Kushtetuta Republikës së Shqipërisë
  • Ligjit Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
  • Ligjit Nr. 130, datë 15.12.2016 “Për buxhetin e vitit 2017”
  • Ligji 152/2013 “Për nënpunësin Civil”
  • Ligji Nr.8652 datë 31.07.2000, “Për Organizimin e Funksionomin e Qeverisjes Vendore”
  • Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”
  • Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Rregullat e Etikës në Administratën Publike
  • Ligje dhe Vendime të Këshillit të Ministrave për organet e pushtetit vendor që lidhen me pozicionin për të cilin po aplikohet

1.5 – Mënyra e vlerësimit të kandidatëve për lëvizjen paralele

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:      
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015


1.6 – Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Këshilli i Qarkut Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit , Faqen  Zyrtare të  Këshillit të Qarkut,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

2 – NGRITJA NË DETYRË / PRANIM NGA JASHTË
Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë / pranim nga jashtë

2.1 – Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë / pranim nga jashtë dhe kriteret e veçanta

  • Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
    a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë së kërkuar;
    b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
    c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
    – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në dega Ekonomik, Financë, Kontabilitet, ose profile shumë të ngjashme.
  • Të këtë të paktën 5 vite eksperiencë pune
  • Preferohen njohuritë e njërës nga gjuhët e Bashkimit Europian.
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterite
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup

2.2 – Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë  Burimeve Njerëzore të Këshillit të Qarkut Berat, brenda datës 03.07.2017   dokumentat si më poshtë:

  1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
  6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
  7. Vertetim që nuk kanë masë administrative  në  fuqi
  8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga
  9. Raport mjeko –ligjor nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  10. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara

2.3 – Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar  nga  data   04.07.2017   Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut do të shpallë në Faqen  Zyrtare të internetit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e ngritjes në detyrë / pranim nga jashtë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  testimi  me  shkrim  dhe   intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 – Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  • Kushtetuta Republikës së Shqipërisë
  • Ligjit Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
  • Ligjit Nr. 130, datë 15.12.2016 “Për buxhetin e vitit 2017”
  • Ligji 152/2013 “Për nënpunësin Civil”
  • Ligji Nr.8652 datë 31.07.2000, “Për Organizimin e Funksionomin e Qeverisjes Vendore”
  • Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”
  • Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Rregullat e Etikës në Administratën Publike
  • Ligje dhe Vendime të Këshillit të Ministrave për organet e pushtetit vendor që lidhen me pozicionin për të cilin po aplikohet

2.5 – Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: 
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

2. 6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Këshillin i Qarkut do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar i Punesimit, faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike            .

 

                                    

 

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

Comments are closed.