Njoftim për Shpallje Konkurrimi

13 Mars 2017
Comments 0
Category Njoftime
13 Mars 2017, Comments 0

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / NGRITJE NË DETYRE
PËR KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

Përgjegjës i Sektorit Juridik, Burimeve Njerëzore, Marrëdhënieve me Institucionet

NIVELI I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

 Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Qarkut Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

 1(një ) Përgjegjës i Sektorit Juridik, Burimeve Njerëzore, Marrëdhënieve me Institucionet

 Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!

 DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË                                                                                     20.03.2017

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR NGRITJEN NË DETYRË  DO TË JETË                                                                       24.03.2016

 


Përshkrim përgjithësues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të  plotësojnë kandidatët:

Kërkesa të përgjitshme

  • Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Degën Juridik.
  • Organizon dhe drejton punën ,raporton dhe përgjigjet tek eprori, vendos mbi çështjet proçeduriale të lidhura me veprimtarinë e sektorit .
  • Kontrollon dhe monitoron aktivitetin e sektorit dhe siguron përmbushjen sipas planit te punës.
  • Koordinon punën duke bashkëpunuar ne mënyrë efikase për realizimin e detyrave me institucione të tjera në zbatim të dispozitave ligjore
  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat ligjore të institucionit
  • Njek zbatimin e sugjerimeve/rekomandimeve të lëna nga strukturat audituese

Kërkesa të vecanta

  • Të jetë me arsim të lartë, dega Juridik
  • Të ketë eksperiencë dhe përvoje pune, të paktën 2 vjecare
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup
  • Të ketë njohuri të mira në një nga gjuhët e BE-së
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, bazuar në Ligjin Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil”

1 – LËVIZJA PARALELE

 Kanë të drejtë të aplikojnë  për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 – Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv, mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të jetë me arsim të lartë, dega Juridik
  • Të ketë eksperiencë dhe përvoje pune, të paktën 2 vjecare
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup
  • Të ketë njohuri të mira në një nga gjuhët e BE-së
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, bazuar në Ligjin Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil”

1.2 – Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Zyrës Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Institucionet të Këshillit të Qarkut Berat, brënda datës 20.03.2017     dokumentat si më poshtë:

  1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
  6. Aktin e statusit të nëpunësit Civil
  7. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
  8. Vertetim që nuk kanë masë administrative  në  fuqi
  9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale), vërtetim nga Gjykata, vërtetim nga
  10. Raport mjeko –ligjor nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara.

1.3 – Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga  data 21.03.2017  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Këshillit të Qarkut Berat, do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga kjo zyrë, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 – Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat zhvillohet testimi e intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8752, datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës” dhe legjislacionin në fuqi për pozicionin e punës
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  • Kushtetuta Republikës së Shqipërisë
  • Ligji 152/2013 “Për nënpunësin Civil”
  • Ligji Nr.8652 datë 31.07.2000, “Për Organizimin e Funksionomin e Qeverisjes Vendore”
  • Ligji Nr.7961,datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë
  • Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”
  • Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Rregullat e Etikës në Administratën Publike
  • Njohuritë mbi ligjin 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe VKM në zbatim të tij.
  • Kodi i Procedurës Civile
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligje dhe Vendime të Këshillit të Ministrave për organet e pushtetit vendor

1.5 – Mënyra e vlerësimit të kandidatëve për lëvizjen paralele

Ne lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:           
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:      
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

1.6 – Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Këshilli i Qarkut Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit , Faqen  Zyrtare të  Këshillit të Qarkut,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

2 – NGRITJA NË DETYRË


Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë

2.1 – Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë së kërkuar;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Agronomi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jenë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune;
c- Preferohen njohuritë e njërës nga gjuhët e Bashkimit Europian.

d- Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit

e – Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup

2.2 – Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë  Burimeve Njerëzore të Këshillit të Qarkut Berat, brenda datës 24.03.2017   dokumentat si më poshtë:

  1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
  6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
  7. Vertetim që nuk kanë masë administrative  në  fuqi
  8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga
  9. Raport mjeko –ligjor nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  10. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara

 

2.3 – Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar  nga  data   27.03.2017   Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit, Faqen  Zyrtare të internetit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  testimi  me  shkrim  dhe   intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 – Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8752, datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës” dhe legjislacionin në fuqi për pozicionin e punës
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  • Kushtetuta Republikës së Shqipërisë
  • Ligji 152/2013 “Për nënpunësin Civil”
  • Ligji Nr.8652 datë 31.07.2000, “Për Organizimin e Funksionomin e Qeverisjes Vendore”
  • Ligji Nr.7961,datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë
  • Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”
  • Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Rregullat e Etikës në Administratën Publike
  • Njohuritë mbi ligjin 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe VKM në zbatim.
  • Kodi i Procedurës Civile
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligje dhe Vendime të Këshillit të Ministrave për organet e pushtetit vendor

  2.5 – Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: 
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

  1. 6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimi, faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike         .

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore         

 

 

 

                                         

                    

 

Comments are closed.