Këshilli i Qarkut zhvillon mbledhjen e parë për vitin 2017

8 Shkurt 2017
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
8 Shkurt 2017, Comments 0

Këshilli i Qarkut zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2017. Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Fatlli Adilaj, shpalosi vizioni i institucionit që ai drejton për ti shërbyer interesave të qytetarëve dhe për ndërtimin dhe zbatimin e politikave rajonale që sjellin zhvillim

Këshilli i Qarkut është një aktor kyc në procesin e integrimit Europian të vendit, pasi siguron bashkëpunim ndër-rajonal dhe planifikim strategjik, si dy shtyllat kryesore për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Duke koordinuar funksionet e qeverisjes qendrore me njësitë bazë të qeverisjes vendore, Këshilli i Qarkut ndihmon në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të komunitetit nëpërmjet rritjes së cilësisë së shërbimit, në dobi të një zhvillimi të balancuar rajonal.

Tematikat e kësaj mbledhje ishin:

  1. Mbi “Realizimin e buxhetit për vitin 2016”. Paraqitja dhe miratimi i Buxhetit për vitin 2017.
    Buxheti i vitit 2017 është hartuar i bazuar në Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 për “Menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe në Udhëzimet e Ministrisë së Financave për përgatitjen e buxhetit vendor. Ky program buxhetor është hartuar në bazë të programeve të zhvillimit rajonal, të cilat lidhen me funksionet respektove të Këshillit të Qarkut. Bazat mbi të cilat janë përcaktuar drejtimet parësore të zhvillimit janë ndërtuar duke u fokusuar në maksimizimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe zhvillimit të rajonit.
  2. Struktura organizative e administratës së Këshillit të Qarkut
  3. Miratimi i tematikave të mbledhjeve për vitin 2017
  4. Miratimi i komisionit të vlerësimit të figurave dhe dhënien e titujve të nderit për qarkun
  5. Miratimi i normës së harxhimit të karburantit për vitin 2017, për mjetet e administratës
  6. Të ndryshme

Comments are closed.