Kryetari i Këshillit të Qarkut Uron Qytetarët për Festat e Fundvitit

21 Dhjetor 2016
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
21 Dhjetor 2016, Comments 0

Festat e fundvitit janë stina më e bukur. Ato i afrojnë njerëzit më pranë; i bëjnë të kuptojnë rëndësinë e të qënit të gjithë së bashku për të përmbushur ëndrrën për të jetuar në një vend më të mirë.

Ne emër të Këshillit të Qarkut Berat, kryetari Fatlli Adilaj i shpreh të gjithë qytetarëve urimet më të ngrohta e më të përzemërta duke dëshiruar për secilin vetëm gëzime, mirësi, shëndet, suksese dhe mbarësi.

Berati dhe Shqipëria janë në progres të vazhdueshëm, në kërkim konstant për të përmirësuar standartet e veta politike, ekonomike e shoqërore. Ndaj, festat e fundvitit janë një moment bilanci e reflektimi, prej të cilit duhet me të drejtë, të ndihemi krenarë për çdo arritje e më tepër të motivuar për të përballuar sfidat e ndryshme.

Populli shqiptar është një dhe i pandarë në dëshirën e tij për një Shqipëri demokratike europiane e në mirëqënie. Politika duhet ta reflektojë këtë realitet. Mirëkuptimi, harmonia, bashkëpunimi i përditshëm mes njerëzve, si dhe atmosfera e këtyre festive, uroj që ti ndihmojnë të gjithë aktorët politikë e social që të jetë më pranë interesave të qytetarëve.

Këshilli i Qarkut Berat ka bërë përpjekje të pandalshme për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të sjellë më shumë zhvillim dhe mirëqënie nëpërmjet projekteve të ndryshme. Zhvillimi infrastrukturor, promovimi i turizmit si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, rritja e mirëqënies sociale nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve në ndihmë të shtresave të margjinalizuara janë vetëm disa nga incentivat e Këshillit të Qarkut.

Të gjithë së bashku duhet të punojmë edhe më tepër për të përballuar me efikasitet sfidat e vitit të ardhshëm, duhet të mendojmë për zgjidhje të qëndrueshme të cështjeve kryesorë që preokupojnë sot shoqërinë shqiptare. Të gjithë sëbashku duhet të zgjojmë energjitë tona më të mira, për një Vit të Ri të mbarë e të sukseshëm. Ne kemi talent, forcë, kurajo, vullnet për të ndërtuar një shoqëri të begatë vete e për fëmijët tanë.

Gëzuar!

Qoftë një vit i mbarë për të gjitha familjet shqiptare, me shëndet, harmoni, mirëqënie e shumë suksese!

Comments are closed.