Qëndra Sociale "Shtëpia e Përbashkët" Organizon një Fundjavë Ndryshe

16 Dhjetor 2016
Comments 0
Category Aktivitete
16 Dhjetor 2016, Comments 0

Qendra Sociale “Shtepia e Përbashkët” – një Qendër Ditore, në shërbim të moshës së tretë – në kujdesin e vecantë të Këshillit të Qarkut Berat organizoi një fundjavë ndryshe për të moshuarit. Tashmë një traditë, kjo qëndër ditore kujdeset p15577700_1305276456196303_167392439_nër një numër të konsiderueshëm të moshuarish duke siguruar për ta jo vetëm një vakt të ngrohtë, por mbi të gjitha përkujdesje, shërbim, dhe trajtim të nevojave të tyre.

Aktiviteti i kësaj jave kishte natyrë sensibilizuese. Të moshuarit diskutuan për problematikat që i shqetësojnë, dhe së bashku me stafin u përpoqën për të gjetur zgjidhjet e duhura. Kujdesi, trajtimi i vecantë dhe shërbimi ndaj nevojave të tyre është lajt-motivi i punës së përditshme të qëndrës së të moshuarve.

Këshilli i Qarkut Berat jo vetëm që do të mbështesë këtë nismë. por do të krijojë dhe të tjera nisma me karakter social, si një nga mënyrat kryesore për të luftuar varfërinë dhe pabarazinë sociale.

Comments are closed.