Kryetari i Qarkut merr pjesë në 100-vjetorin e autonomisë së Korcës

12 Dhjetor 2016
Comments 0
Category Aktivitete
12 Dhjetor 2016, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat z. Fatlli Adilaj mori pjesë këtë të shtunë në festën e 100-vjetorit të autonomisë së Korcës, së bashku me personalitete të tjerë të vendit. Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Korçës krahinë autonome, studiuesi dhe restauratori Frederik Stamati prezantoi flamurin që ngriti Themistokli Gjermenji në Korçë më 10 dhjetor 1916 me rastin e kësaj dite të shënuar. Stamati rrëfen historinë e zbulimit të flamurit që sot ka vlera muzeale të çmuara. “Kur u largua nga Korça, koloneli Dekoen u mor vesh me parinë e Korçës për ta marrë me vete flamurin në France dhe për ta kthyer kur në Shqipërinë e çliruar të krijoheshin kushtet për ta ekspozuar në një muze.

Comments are closed.