Qarku Berat fiton dy Projekte në Programin IPA II

6 Dhjetor 2016
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
6 Dhjetor 2016, Comments 0

Qarku Berat është shpallur fitues i dy projekteve në kuadër të Programit IPA II të Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020. Synimi i këtyre projekteve është nxitja e ekonomisë lokale, nëpërmjet mbrojtjes, ruajtjes dhe zhvillimit të resurseve kulturore, mjedisore dhe natyrore si një parakusht për zhvillimin e turizmit.

Si kryeqëndër e turizmit, pasuri e mbrojtur nga UNESCO, Qarku Berat është shpallur fitues në një projekt me vlerë rreth 300 mijë euro, i cili do të ketë për synim ndikimin e drejtpërdrejtë në cilësinë e mjedisit, duke ofruar kapacitete materiale dhe sensibilizuese për një mjedis të pastër e të shëndetshëm. Ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën mjedisore në Qarkun Berat, e cila shihet si një parakusht i dodmosdoshëm në zhvillimin e turizimit.

Projekti i dytë, me vlerë rreth 540 mijë euro synon promovimin dhe zhvillimin e turizmit në aksin Gjirokastër Berat. Në takimin e mbajtur në Gumenicë të Greqisë, Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Fatlli Adilaj u shpreh për rëndësinë e vecantë që këto projekte kanë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Ai vlerësoi punën e institucionit që drejton për hartimin e projekteve cilësore, duke siguruar tërheqjen e partnerëve strategjikë në zhvillimin e qarkut.

 

Comments are closed.