Hapet thirrja e dytë për projekt propozime në kuadër të Programit IPA II

20 Maj 2016, Comments 0

Pas përfundimit të aplikimeve më 16 Maj 2016 të projekt propozimeve per thirrjen e parë, hapet thirrja e dytë për projekt propozime në kuadër të Programit IPA II ndërkufitar Greqi- Shqipëri 2014-2020.

Afati i fundit për aplikimet është e hëna e 5 Shtatorit 2016. Aplikantët janë të ftuar të paraqesin projekt propozimet e tyre  për të dy akset prioritare të Programit midis 17.05.2016 deri më 5 shtator 2016.

Aksi Prioritar 1: Promovimi i një mjedisi për transport të qëndrueshëm dhe infrastrukturë publike

Objektivi specifik 1.1: Rritja e kapacitetit të infrastrukturës të zonës ndërkufitare në transport, ujë dhe menaxhimin e mbeturinave.

Objektivi specifik 1.2: Rritja e efektivitetit të mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimi i  qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Objektivi specifik 1.3: Rritja e efikasitetit të energjisë dhe përdorimin e  energjisë së rinovueshme.

Objektivi specifik 1.4: Përmirësimi i efikasitetit të parandalimit të rrezikut dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore me një fokus në zjarret në pyje.

Aksi Prioritar 2: Rritja e ekonomisë lokale.

Objektivi specifik 2.1: Ruajtjen e burimeve kulturore dhe natyrore si parakusht për zhvillimin e turizmit të zonës ndërkufitare.

Objektivi specifik 2.2: Përmirësimi i kapacitetit ndërkufitar për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e biznesit dhe konkurrencën.

Për më shumë informacion rreth Programit, manualit si dhe paketës së aplikimit mund të vizitoni faqen e internetit të programit duke klikuar: http://greece-albania.eu/index.php/new_programming/news/144-the-2nd-call-for-proposals-is-now-open.html

Comments are closed.