Nderi i Qarkut Berat

29 Dhjetor 2015
Comments 0
Category Aktivitete
29 Dhjetor 2015, Comments 0

Në datën 11/12/2015 u miratua në mbledhjen e Këshillit të Qarkut dhënia e titujve të nderit “Nderi i Qarkut” Berat, Doktorrit të Shkencave z.Feçor Tefik AGAÇE dhe Muzikantit z.Sybi Bezat SADUSHI, (pas vdekjes).

Këshilli i Qarkut Berat ka organizuar ceremoninë e dhënies së titullit “Nderi i Qarkut” për këta dy personalitete të shquar të Qytetit të Beratit në datën 22.12.2015.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat  Z. Fatlli Adilaj, Prefekti i Qarkut Z.Fadil Nasufi, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Z.Kastriot Rrapaj, N/Kryetari i Bashkisë Berat Z.Clirim Brisku etj.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Z.Fatlli Adilaj i dorëzoi titullin Z.Feçor Agaçe me Motivacionin “Për kontribut të veçantë në fushën e Mjekësisë si dhe angazhimin nëpërmjet shoqatës “Antipatrea” në të gjitha tryezat e krijuara enkas për qytetin e Beratit dhe sidomos për pranimin e Beratit në UNESCO. Një personalitet në fushën e mjeksisë ku shquhet në veçanti për Endokrinologjinë dhe Diabetin.”

Ndërsa titulli i Z.Sybi Bezat Sadushi( pas vdekjes)  iu dorëzua pjesëtarëve të familjes së tij të cilët ishin pjesëmarrës në ceremoni nga Kryetari i Shoqatës “Antipatrea” i cili bëri me dije Motivacionin “Për kontribut të veçantë në ruajtjen, transmetimin dhe edukimin e  brezave të këngëtarëve dhe muzikantëve në Berat dhe më gjerë me vlera të pazëvendësueshme të këngës dhe muzikës qytetare Beratase. Z.Sybi Sadushi vlerësohet si një personalitet në fushën e muzikës dhe këngës qytetare.”

Vlerësimi i këtyre personaliteteve me titullin “Nderi i Qarkut” Berat u përshëndet nga shumë qytetarë  si dhe nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat Zj.Valbona Papa si ish studente e Doktorrit Fecor Tefik Agace, mjeku Josif Dëna e Kryetari i Shoqatës “Antipatrea” Z.Pavllo Shkarpa.

Ceremonia u mbyll me urimin e festave të fundvitit.

 

Comments are closed.