Organizohet Panair ne Roshnik

30 Shtator 2014
Comments 0
Category Aktivitete
30 Shtator 2014, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat në bashkëpunim me Komunën e Roshnikut,shoqatën e Pemëtarisë si edhe Shoqatën Kulturore”Qyprilinjtë e Roshnikut “organizuan dje Panairin e madh me prodhime bujqësore dhe blegtorale të zonës së Roshnikut.

Ishin të pranishëm organizatorë, përfaqësues të pushtetit vendore, Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat z.Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkisë Berat z.Fadil Nasufi, Deputetët e Qarkut z.Eduart Bejko dhe z.Eduart Shalsi ,Drejtori i Kabinetit në Këshillin e Qarkut Berat  z.Gëzim Zema, vizitorë të shumtë jo vetëm nga zona etj.

Në përshëndetjen e tij Kryetari i Komunës së Roshnikut z.Petrit Fiska pasi uroi mirëseardhjen të pranishmëve theksoi  midis të tjerash edhe rëndësinë e veçantë të këtij panairi i cili bën prezent prodhimet karakteristike të zonës së njohur për fikun,rrushin por edhe të produkteve të tjera.

Midis të tjerash z.Fiska theksoi rëndësinë që ka ky panair për evidentimin e prodhimeve të zonës duke e kthyer në një traditë të përvitshme organizimin e tij. Fiska falenderoi të gjithë të pranishmit dhe në vecanti Këshillin e Qarkut , për gjithë ndihmën që i ka dhënë Komunës së Roshnikut, jo vetëm në organizimin e panairit por edhe në investime të ndryshme në të mirë të komunitetit të kësaj treve.

Në përshëndetjen e tij  Kryetari i Këshillit të Qarkut  z.Petrit Sinaj vlerësoi  midis të tjerash panairin si një kapitull të ri në historinë e komunës. Sot –tha ai-prezantojmë këto vlera për ta bërë komunën një vend tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Kryetari i Këshillit të Qarkut vlerësoi midis të tjerash bashkëpuninim e shkëlqyer që ekziston me Komunën e Roshnikut dhe Kryetarin e saj .Për z.Sinaj, investimet e Këshillit të Qarkut në Komunën e Roshnikut do të vazhdojnë të jenë prioritare. Sinaj përmendi në këtë kuadër investimin e inicuar nga Këshillit i  Qarkut në cezmën e Tarikos, një investim i financuar nga Fondacioni ABC. Sinaj e mbylli fjaën e tij duke shprehur bindjen se panairi i kthyer në traditë tashmë, do të hapë mundësi të reja për banorët e zonës dhe për prodhimet e tyre të njohura jo vetëm brenda vendit.

Deputetët Shalsi dhe Bejko në përshëndetjen e tyre vlerësuan organizimin e këtij panairi për evidentimin e prodhimeve të zonës si edhe premtuan ndihmë nga Ministria e Bujqësisë në fonde për fermerët.

Në të njëjtën vijë ka qënë edhe diskutimi i Kryetarit të Bashkisë Berat z.Fadil Nasufi i cili gjithashtu ka parë tek organizimi i tij mundësinë e shkëlqyer për të bërë të njohura produktet bio të kësaj komune.

Pas përshëndetjeve të rastit për të pranishmit grupi artistik i Shoqatës Kulturore”Qyprilinjtë e Roshnikut” dhe nxënësit e shkollës Roshnik  shfaqën  një program artistik me këngë dhe valle të trevës së Roshnikut dhe Beratit.Të pranishmit gjithashtu vizituan stendat  në të cilat ishin të ekspozuara prodhimet  e zonës duke shijuar nga afër mrekullitë e prodhimeve të zonës.

Comments are closed.