Inagurohet Rruga Veterik Guri i Bardhe

11 Shtator 2014, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat z.Petrit Sinaj  i shoqëruar nga punonjës të administratës dhe banorë të kësaj zone, ishin të pranishëm në inaugurimin  e segmentit rrugor Veterrik-Urë Vajgurore, një investim i Këshillit të Qarkut Berat me projekt të fituar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, me vlerën prej  86 469 476 lekë.

Në përshëndetjen e tij Kryetari i Këshillit të Qarkut  z.Petrit Sinaj theksoi midis të tjerash se ky është premtimi i mbajtur përpara banorëve .Me këtë investim, –, vazhdoi ai, nis puna për ndërtimin e Unazës së zonës e cila do të ndihmojë banorët në afrimin me tregjet dhe në lëvizjen e lirë të  tyre dhe në këtë kuadër kjo mund të quhet edhe mbyllja e fazës së parë për unazën e Osumit , një investim i rëndësishëm për Beratin , Urën-Vajgurore dhe  krahinën e Shpiragut.

Rruga Veterrik – Urë Vajgurore rikonstruktohet për herë të parë  pas shumë vitesh. Ajo është një rrugë 4 km e gjatë  me parametra bashkëkohore, trotuarë dhe ndriçim rrugor, vepra arti dhe kanalizime.

Sinaj u ndal edhe tek rëndësia që ka rruga jo vetëm si formë komode që ka komunikimi, por edhe si një realitet i prekshëm , me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve të zonës. Prej saj ,- vijoi Sinaj,- do të përfitojë një komunitet prej më shumë se 15000 banorësh , nga një zonë e njohur për kultivimin e mjaft kulturave , sidomos të ullirit, apo edhe të biznesit vendas.

Kryetari i Këshillit të Qarkut bëri me dije se institucioni që ai drejton ka aplikuar  pranë donatorëve  dhe së shpejti  nis investimi në pjesën e mbetur të rrugës prej 1.2 km e cila do të bënte lidhjen përfundimtare me Bashkinë  e Urës Vajgurore për të mbyllur krejtësisht Unazën e Osumit  Urë-Vajgurore- Berat-Urë Vajgurore.

Comments are closed.