Investime në Ruget Rurale

3 Shtator 2014, Comments 0

Duke u bazuar në programin e investimeve per këtë vit, Këshilli i Qarkut Berat është duke punuar në realizimin e një sërë investimeve në objekte prioritare përfshirë këto në strategjinë e zhvillimit të Qarkut.

Vetëm në muajt e fundit, janë zhvilluar një sërë investimesh në komuna të ndryshme të qarkut, investime që konsistojnë në rehabilitimin e veprave të artit , në rrugë rurale dhe komunale.

 

Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj shprehet se këto janë vetëm prioritete e institucionit që drejtoj , por ne jemi përpjekur të bëjmë një shpërndarje investimesh si në sektorët problematik ashtu edhe në zonat ku ka më shumë nevojë.

Kësisoj e kemi shtrirë hartën e investimeve në të treja rrethet e qarkut me qëllim përmiresimin e cilesisë së jetës së banorëve dhe përfitimin prej investimeve nga  një komunitet sa më i gjerë.

Gjithashtu Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj shprehet se investimet do të vazhdojnë në bazë të prioriteteve edhe gjatë vitit 2015.

Nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve Këshilli i Qarkut për vitin 2012-2013 u akordua fondi me vlerë 3399965 lekë , për rehabilitimin e Urës në km 11.3 të segmentit rrugor Kthesë Zogas- Potom të Komunës Potom , i cili u realizua në vitin 2013 me vlerë 3331514 lekë. Ky investim ka qënë i domosdoshëm për lidhjen e komunitetit të Komunës Potom me qëndrën e rrethit , Çorovodë .

Nga  fondi i Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2014 u akordua fond për rehabilitimin e rrugëve rurale. Me këto fonde dhe nga të ardhurat e Këshillit të Qarkut u bë e mundur realizimi i objekteve si më poshtë:

Kështu  është investuar ne objektin  “Riparime në rrugët rurale dhe komunale, Skrapar”, me vlerë të preventivit 3 534 241 lekë dhe vlerë të ofertës e situacionit përfundimtar 2 643 036 lekë. Afati, për realizimin e këtij investimi, ka qenë 60 ditë. Punimet, të realizuara nga shoqëria e ndërtimit “SARK”-Fier, kanë përfunduar brenda afatit kohor të programuar në të gjitha nënobjektet, si më poshtë:

  1.                      i.                 2 nënobjekte në rrugën Qafë Devri-Gjerbës;
  2.                    ii.                 5 nënobjekte në rrugën Qafë Devri-Leshnje;
  3.                  iii.                 6 nënobjekte në rrugën Kthesë Zogas-Potom;
  4.                  iv.                 1 nënobjekt në rrugën Vëndreshë2-Vëndreshë 3 dhe
  5.                    v.                 1 nënobjekt në rrugën e fshatit Sevran i Vogël.

 

Gjithashtu muajt e fundit  është investuar në  objektin  “Rehabilitimi i veprave të artit në rrugët rurale rajonale”, me vlerë të preventivit 52 038 220 lekë dhe vlerë të ofertës 50 419 232 lekë. Afati, për realizimin e këtij investimi është 90 ditë. Në këtë investim është parashikuar të kryhen rehabilitimet në:

  1. 3 nënobjekte në rrugën Qafë Devri-Gjerbës;
  2. 9 nënobjekte në rrugën Qafë Devri-Leshnje;
  3. 18 nënobjekte në rrugën Kthesa Pronovik-Uji i Zi;
  4. 13 nënobjekte në rrugën Kthesë Zogas-Potom;
  5. 1 nënobjekt në rrugën e fshatit Vodëz, komuna Lumas dhe
  6. 1 nënobjekt në rrugën e fshatit Çiflik, komuna Lumas.

Aktualisht, kanë përfunduar punimet në rrugën Kthesë Zogas-Potom dhe janë duke përfunduar punimet  në rrugën Kthesa Pronovik-Uji i zi.

Sot nisën punimet për dy nëobjektete e fundit në fshatin Vodës dhe Çiflik , Komuna Lumas.

Në fund të muajit Shtator , ky investim duhet të ketë përfunduar edhe sipas afateve të kontratës.

Fotot sot

Image2652 Image2652 Image2653 Image2654 Image2655 Image2656 Image2657 Image2658 Image2659 Image2660 Image2661

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto si ka qene

4.11 4.16 4.17 4.19 4.20 4.40 4.41 4.42 4.43 OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Comments are closed.